Gjykata e Apelit rrëzon ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Genc Tafilit

Gjykata e Apelit rrëzon ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Genc Tafilit

Gjykata e Apelit rrëzoi të enjten vendimin e ish-gjyqëtares Enkelejda Hoxha për lirimin me kusht të Genc Tafilit.

Genci Tafili i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, u lirua  nga gjyqtarja Hoxha ë nëntor të 2017, pavarësisht se ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Ai kreu 17 vite burg që nga arrestimi i tij në vitin 2000; ndërkohë që, tashmë, Prokuroria ka kërkuar kthimin e tij në burg.

Gjyqtarja Hoxha gjendet në burg prej 11 shkurtit pasi ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit Neës ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>