Gjykata e Apelit, tre gjyqtarët në hetim për korrupsion, kërkohet pezullimi nga detyra

Gjykata e Apelit, tre gjyqtarët në hetim për korrupsion, kërkohet pezullimi nga detyra

Tre gjyqtarët të Gjykatës së Apelit Durrës Petrit Ceno, Petraq Dhimmitri dhe Klinton Spahiu po hetohen për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion. Prokuroria e Krimeve të Rënda madje i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që tre gjyqtarët të pezullohen nga detyra deri sa të përfundojnë hetimet.

Sipas dokumenteve të prokurorisë, dyshohet se gjyqtarët kanë përfituar disa herë udhëtime jashtë vendit, në mënyrë të jashtëligjshme nga sipërmarrës në konflikt interesi. Në një rast, tre gjyqtarët kanë udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur ndeshjen Real Madrid-Barcelona, i gjithë udhëtimi i sponzorizuar nga sipërmarrësin Namik Sadiku. Ky i fundit është gjithashtu në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>