Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur sot dënimin për ish-deputetin Mark Frroku, i dënuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ish-deputeti Frroku u dënua më 7 vite e gjashtë muaj burgim nga Gjykata e Kriemve të Rënda në 21 prill 2017, por apeli vendosi sot uljen e dënimit në 6 vite.

Mark Frroku u arrestua në fillim të vitit 2016, ndërsa në dhjetor 2015 teksa po përballej me akuza të forta, dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Kristian Demokrate dhe hoqi dorë nga mandati i deputetit, duke e vënë veten “në gadishmëri të organeve të drejtësisë”.

Ndaj Frrokut rëndon edhe një akuzë tjetër, ende e pa provuar nga gjykata shqiptare: vrasjen me dashje të një shqiptari në Bruksel në vitin 1999, pas disa përplasjes mes bandave që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Për këtë akuzë, prokuroria kërkoi 17 vite burgim, por gjykata e Krimeve të Rënda nuk e pranoi akuzën për mungesë provash.

Mark Frrokut me vendim gjykate, i janë sekuestruar dhe pasuritë që prej verës 2016, në total shtatë apartamente në Tiranë, Shëngjin e Orikum, dy dyqane, dy garazhe makinash dhe një sipërfaqe toke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>