Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 21 komisionerët e zgjedhjeve në Shijak, të akuzuar për krime zgjedhore në zgjedhjet e 2017-ës.
E vetmja masë që është ndryshuar ka qenë ajo për Bujar Allushin, nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Për 11 komisionerë të tjerë është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’, për 7 masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa për dy është lënë masa për ‘detyrim paraqitje’.
Për dy ish-komisonerë, një i PS-së dhe një i PD-së, të cilët kanë ndërruar jetë, gjykata ka pushuar hetimin.
Komisionerët akuzohen për veprën penale “votim më shumë se njëherë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit.
Ata u zbuluan gjatë hetimeve për dosjen 339, të bandës së Avdylajve.
Fillimisht hetimet për to u bënë nga SPAK-u, por në 30 korrik, SPAK-u shpalli moskompetencën pasi ata nuk akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe ia kaloi dosjen prokurorisë së Durrësit.