
Gjykata e Fierit ka dënuar të premten me 16 vite e 8 muaj burg Leonidha Rrapushin pasi e shpalli fajtor për abuzim seksual me të mitur.
Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg për 74-vjeçarin por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e dënimit me 1/3.
Leonidha Rapushi u arrestua në prill të 2020 pasi nëna e vajzës së abuzuar e denoncoi atë në polici.
Pas hetimeve u provua se ai përndiqte të miturën dhe kishte abuzuar seksualisht me të.