Gjykata e Hagës rrëzon kërkesën e Ratko Mlladiçit për ulje të dënimit

Nga Exit News
Gjykata e Hagës rrëzon kërkesën e Ratko Mlladiçit për ulje të dënimit

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka refuzuar, të enjten, kërkesën e ish-komandantit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç, për të lehtësuar dënimin me burgim të përjetshëm për masakrën e Srebenicës.

Në seacën gjyqësore, e cila zgjati dy ditë, Mlladiç kërkoi që të hiqej dënimi i përjetshëm dhënë në vitin 2017 për masakrën e Srebenicës. Ai tha se gjatë luftës në Bosnje ka bërë vetëm detyrën e tij si ushtarak.

Por deklaratat e tij nuk e kanë ndryshuar mendimin e gjyqtarëve.

I njohur ndryshe si “kasapi i Bosnjes”, Mlladiç është gjykuar për 11 akuza, përfshirë edhe krime kundër njerëzimit, në Gjykatën e Hagës.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për masakrën e më shumë se 7 mijë boshnjakëve mysliman meshkuj në Srebrenicë në vitin 1995 dhe në Sarajevë ku vdiqën më shumë se 10 mijë persona.

Procesi ndaj Mlladic në Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish—Jugosllavin ka filluar që në vitin 2012. Kjo është çështja e fundit e gjykuar nga Gjykata e Hagës për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>