Gjykata e Lartë e Argjentinës ka shfuqizuar dekretin e presidentit Alberto Fernandez për të mbyllur shkollat e Buenos Airesit si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19, raporton Reuters.
Gjyqtarët argumentuan se dekreti i presidentit prek autoniminë e qytetit të Buenos Aires, i cili ishte autoriteti përgjegjës për të vendosur nëse shkollat duhet të mbyllen ose jo. Fernandez urdhëroi mbylljen e shkollave deri në 21 Maj.
Argjentina ka mbi 3 milion raste të konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dhe pothuajse 65,000 vdekje.