Gjykata e Lartë hap garën për 5 vende në KLGJ

Nga Exit News
Gjykata e Lartë hap garën për 5 vende në KLGJ

Gjykata e Lartë ka hapur garën për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

5 anëtarëve aktualë të KLGJ i mbaron mandati më 12 dhjetor 2021 dhe sipas ligjit, thirrja për aplikim për anëtarët e rinj duhet bërë 4 muaj para.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga radhët e gjyqtarëve dhe 5 jo gjyqtarë.

Nga 5 anëtarët që pritet të zëvendësohen këtë vit, 3 janë gjyqtarë dhe 2 jo gjyqtarë.

Kandidatët e rinj mund të paraqesin kandidaturat e tyre deri më 3 shtator.

Komisioni i Kualifikimit pranë Gjykatës së Lartë, i cili përbëhet nga Kryetari dhe 2 gjyqtarë të caktuar me short do të marrë më pas në shqyrtim kandidaturat nëse përmbushin kushtet për t’u zgjedhur në KLGJ.

Kandidatët e përjashtuar kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve nëse ata do të vijojnë ose jo garën.

Anëtarët gjyqtarë të KLGJ zgjidhen në Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjithë niveleve ndërsa anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen nga Kuvendi.

KLGJ është një nga insititucionet e reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi.

Disa nga funksionet kryesore të saj janë:

  • Emërimi i gjyqtarëve dhe mbikqyrja e zhvillimit të karrierës dhe disiplinës
  • Propozimi i kandidatëve për Gjykatën e Lartë tek Presidenti.
  • Miratimi dhe zbatimi i planit strategjik për sistemin e gjyqësor dhe raportimi para Kuvendit mbi gjendjen e tij.
  • Miratimi i standardeve të etikës gjyqësore, rregullave të sjelljes të gjyqtarëve dhe mbikëqyrja e respektimit të tyre.
  • Hartimi i buxhetit vjetor dhe mbikqyrja e shpenzimeve për gjykatat.
  • Kujdeset për funksionin e shërbimeve të administrimit gjyqësor dhe burimeve njerëzore në gjykata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>