Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ka kaluar për gjykim dosjen e tij.
Vendimi është marrë të premten nga Kolegji Penal në dhomën e këshillimit, raporton Report TV.
Ish-minitri Saimir Tahiri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili kërkon rihetimin nga e para për të.
Gjykata e Lartë mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit ose mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel.
Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.
Siç Exit Neës ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, vepër për të cilin nuk është akuzuar.Sipas saj prokuroria ka hetuar ish-ministrin Tahiri për përfshirje në organizatë kriminale, gjë që e bën përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga kjo organizatë.
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda vetëm për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve, për të cilat prokuroria kishte hetuar dhe akuzuar Tahirin, u rrëzuan.