Këshilli i Lartë Gjyqësor kualifikoi tre kandidatë nga jashtë gjyqësorit për në Gjykatën e Lartë:
- Ervin Pupe- Drejtues i Dhomës së Avokatisë
- Ilir Panda- Ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007
- Sokol Sadushi- Drejtues i Shkollës së Magjistraturës
Vendimi u mor dje nē mbledhjen e zhvilluar nga KLGJ.
“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi. “
Disa javë më parë KLGJ skualifikoi Theodori Sollakun nga gara për Gjykatë të Lartë.KLGJ hapi garën për anëtarë jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë në korrik të këtij viti. Në garë për Gjykatën e Lartë ishin 22 kandidatë, nga të cilët KLGJ kualifikoi tetë përkatësisht:
- Theodhori Sollaku
- Sokol Sadushi
- Kestrin Katro
- Ervin Pupe
- Ilir Panda
- Ardita Buna Alsula
- Jetmira Rragami
- Rezarta Melo (Cenaj).
Gjykata e Lartë është jofunksionale që prej marsit të këtij viti, për shkak të dorëheqjeve dhe largimit për shkak të vetingut të anëtarëve të saj.