Gjykata e Lartë ka vendosur gjykimin nga Gjykata Administrative të vendimit të Kuvendit për emërimin e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerit Publik Dariel Sina.
Vendimi u morr më 25 mars 2021.
Kuvendi u padit nga ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.
Ai i kërkoi Gjykatës Administrative të anullojë vendimin për emërimin e anëtarëve të KPA-së, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Komisionerit Publik Dariel Sina.
Muçi argumentoi se këta anëtarë nuk kanë përmbushur kriteret ligjore për tu zgjedhur në këto institucione, por pavarësisht kësaj ata janë përzgjedhur.
Besnik Muçi ishte anëtari i parë i zgjedhur nga Presidenti Meta në 2019, por më pas u shkarkua nga KPA.