Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Tahirit, rrëzon SPAK

Nga Exit News
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Tahirit, rrëzon SPAK

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen kundër ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar për trafik droge në Gjykatën e Apelit. Vendimi u morr të martën.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Tahirit dhe ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundërkorrupsionit, SPAK.

Ish-ministri Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi rihetim nga e para për të pandehurin.

Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Tahirin, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>