Gjykata e Lartë shpall moskompetencë, çështja e Fatmir Mediut për Gërdecin i kalon GJKKO

Nga Exit News
Gjykata e Lartë shpall moskompetencë, çështja e Fatmir Mediut për Gërdecin i kalon GJKKO

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë mbi kërkesën e SPAK për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për ngjarjen e Gërdecit në vitin 2007.

Gjykata e Lartë ka vendosur që kjo çështje t’i kalojë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO. Kjo e fundit duhet të shprehet nëse duhet të mbetet i pushuar procesi ndaj Mediut, duhet të rihapet nëse ka prova të reja apo nëse do ta arkivojnë.

Gjykata është e detyruar ta shqyrtojë çështjen pasi ajo është deleguar nga Gjykata e Lartë.

Tri javë më parë, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Lartë të revokojë vendimin e saj të mëparshëm për pushimin e çështjes ndaj ish-ministrit për ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Gjykata e Lartë kishte vendosur  të pushojë çështjen ndaj Mediut pasi ai kishte imunitet dhe prokuroria nuk kishte marrë autorizim.

Mediu u akuzua në atë kohe për shpërdorim detyre, vepër kjo që dënohet deri në 7 vite burg. Ndërkohë që me kalimin e 10 viteve parashkruhet e drejta për të nisur hetim për  këtë vepër penale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>