Gjykata e Lezhës urdhëroi Prokurorinë të vazhdojë hetimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019-tës.
Lajmin e bëri të ditur, Partia Demokratike, dega Lezhë, e cila në një komunikim për shtyp pohoi:
“Vendimi i gjykatës urdhëron prokurorinë e Lezhës të hetojë çdo material dhe ankesë të bërë si dhe të marrë në pyetje anëtarët e KZAZ-së, numëruesit dhe çdo person tjetër që mund të dëshmojë’.
Vendimi i Gjykatës erdhi pas ankimit të Partisë Demokratike, dega Lezhë, ndaj vendimin e Prokurorisë së Lezhës për pushim të hetimeve për zgjedhjet e 30 qershorit.