Gjykata e Miçigamit ka hedhur poshtë padinë e bërë nga fushata e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar numërimin e votave në Michigan.
Gjykatësja Cynthia Stephens vendosi ditën e enjten, dhe njoftoi se vendimi I plotë do të publikohet të premten.
Zyrtarët e fushatës së Trump thanë se kanë ngritur padi në gjykatën e Miçiganit për të ndaluar numërimin dhe hetimin e përpilimit të listave të zgjedhësve.
Procesi gjyqësor kishte qëllim rritjen e spekullimeve për parregullsi në zgjedhjet në Amrikë, u shpreh këshilltari i lartë i fushatës së Joe Biden, Bob Bauer.
“Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç të ngatërrojë publikun për atë që po ndodh dhe të mbështesë pretendimet e tyre të pabazuara për parregullsi,” tha Bauer në një deklaratë për gazetarët.