![SPAK Gjykata e Posaçme dhe SPAK i nënshtrohen testimit për COVID-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/01/SPAK.jpg)
Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do t’i nënshtrohen testimit për COVID-19.
Testimit do t’i nënshtrohen gjithashtu oficerët e policive gjyqësore, dhe punonjësit e administratës së këtyre institucioneve.
Ndërkohë seancat gjyqësore pranë tyre do të vazhdojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura duke respektuar rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit.