Gjykata e Vlorës dënon sulmin me eksploziv ndaj prokurorit Kuliçi

Gjykata e Vlorës dënon sulmin me eksploziv ndaj prokurorit Kuliçi

Gjykata e Vlorës dënoi kërcënimin me eksploziv, që iu bë dy ditë më parë prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi.

Në një deklaratë për median, gjykata shkruan se ngjarje të tilla kriminale, cenojnë jo vetëm prokurorin Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë, të cilët kryejnë me përkushtim detyrën e tyre.

Gjykata e Vlorës shprehu solidaritet me prokurorin Kuliçi dhe i bëri thirrje institucioneve për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes:

“Mbështesin prokurorin dhe veprimtarinë e tij në përmbushje të rregullt të detyrës pa asnjë rezervë dhe bëjmë thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjtet.

Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë.”

Mëngjesin e 21 dhjetorit, makina e prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë u hodh në erë me eksploziv. Makina e prokurorit u dëmtua plotësisht, ndërsa një makinë tjetër e parkuar pranë është dëmtuar pjesërisht.

Më herët, dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve (SHKGJSH) e kanë quajtuar vënien e eksplozivit në makinën e prokurorit si “shënjestrim ndaj prokurorit për shkak të detyrës” dhe theksuan se çdo sulm ndaj prokurorëve është atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>