Gjykata e Tiranës vendosi, të enjten, esktradimin në Itali të Bujar Sejdinajt, i dyshuar si pjestar i bandës mafioze të Ndraghetas.
Ai u arrestua në Tiranë në 24 korrik, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.
Sejdinaj dyshohet se është anëtar i familjes mafioze “Bellocco” që merret me trafikimin e kokainës.
Gjatë seancës gjyqësore, Sejdinaj i mohoi akuzat dhe tha se në emigrim ka punuar vetëm si marangoz dhe nuk ka lidhje me trafikun e drogës.