Gjykata Europiane e Auditit verifikon si Shqipëria shpenzon ndihmat e BE-së në drejtësi

Nga Exit News
Gjykata Europiane e Auditit verifikon si Shqipëria shpenzon ndihmat e BE-së në drejtësi

Gjykata Europiane e Auditit ka nisur verifikimin për Shqipërinë, në mënyrën se si ajo po menaxhon paratë që ka dhënë Bashkimi Europian për sistemin e drejtësisë.

Verifikimi do të fokusohet tek barazia para ligjit, siguria ligjore dhe ndarja e pushteteve. Po ashtu do të verifikohen edhe nëse gjykatat janë të pavarura dhe të paanshme, procedurat legjislative transparente e demokratike dhe shqyrtimi efektiv gjyqësor.

Përgjegjës për procesin e verifikimit është Juhan Parts. Ai u shpreh se ky  auditim do të shqyrtojë nëse BE i ndihmon vërtet shtetet të arrijnë përparim në këto fusha.

Por po ashtu ai shtoi se:

“Sundimi i ligjit është një parakusht i panegociueshëm për anëtarësimin në BE. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende duke u ballafaquar me çështje në lidhje me korrupsionin dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet e tyre publike, të cilat pengojnë pranimin e tyre në BE.”

Në këtë proces nuk bën pjesë vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat janë vende kandidate për t’u integruar në BE.

Po ashtu në procesionin e verifikimit do të jenë pjesë edhe Bosnja-Hercegovina dhe Kosova.

Për tu bërë vend anëtar i BE-së, vendet kandidate duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit në BE.  Kështu parashikohet në kriteret e Kopenhagës 1993.

Ndër kriteret më të rëndësishme është ekzistenca e institucioneve të zhvilluara, të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>