Një gjykatë në Mynih hodhi poshtë marrëveshjen mes qeverisë gjermane dhe kompanisë Google në lidhje me favorizimin e faqes qeveritare për shëndetësisnë Gesund.de.
Gjykata argumentoi se kjo marrëveshje favorizonte më shumë faqen qeveritare duke cenuar faqet e tjera të kompanive në këtë fushë.
Në nëntor 2020, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn nënshkroi marrëveshje me Google për sponsorizuar kërkimin në lidhje me sëmundjet në faqen Gesund.de.
Kjo faqe përmban informacion për 160 milionë sëmundje të ndryshme. Kjo faqe do të shfaqej në një kategori të veçantë në Google po pa ndryshuar renditjen e kërkimeve për shëndetësinë.
Gjyqtari i çështjes tha se kjo marrëveshje cenonte dhe të drejtën e shprehjes dhe opinionit.