Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim për shkarkim të padrejtë nga puna dhe dëm moral. Vendimi u mor sot nga Gjykata Administrative e shkallës së dytë. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Zotit Fullani për tu rikthyer në detyrë.
Në shkurt të vitit 2016, Zoti Fullani paditi Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për pushim të padrejtë nga puna. Ai kërkonte rikthim në detyrë dhe dëmshpërblim monetar. Gjykata Administrative nuk e pranoi kërkesën e Zotit Fullani për rikthim detyre, dhe i dha tij të drejtën për të marrë vetëm 12 paga. Zoti Fullani e apeloi vendimin, kësaj radhë në gjykatën e shkallës së dytë, por sërish kërkesa për rikthim në detyrë nuk u pranua. Avokatët mborjtës të zotit Fullani nuk kanë bërë deklarata nëse do ta apelojnë sërish vendimin.
Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi Zotin Fullani në shtator të vitit 2014, pasi ai u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, si dhe proçedurat për blerjen e Hotel Dajtit nga BSH.
Në kohën e shkarkimit, Zoti Fullani ishte i izoluar në arrest shtëpie me vendim gjykate, në pritje të përfundimit të hetimit.
Prokuroria kërkoi dënimin e Zotit Fullani me 5 vjet burg, por gjykatat e të gjitha shkallëve e shpallën atë të pafajshëm.