
Gjykata e Vlorës do të japë të martën masat e sigurisë për të arrestuarit, pas aksionit në Vlorë për parandalimin e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të ta.
Të paktën 27 persona janë arrestuar mëngjesin e së hënë në Vlorë, gjatë një operacioni për parandalimin e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.Ndërkohë 4 u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan 120 kilogram hashash.
Pas gjashtë muajsh hetime, policia sekuentroi edhe 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular. Personat e arrestuar akuzohen për kultivim dhe trafik të drogës jashtë Shqipërisë.
Pas kësaj ngjarja Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nisi hetim të hënën ndaj 6 policëve për shpërdorim detyre