
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë sot kërkesën e ish-Kryebashkiakut të Kavajës Elvis roshi për rikthim në detyrë.
Zoti Roshi ankimoi në muajin janar vendimin e KQZ-zë për heqjen e mandatit nga ligji i dekriminalizimit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin e kryebashkiakut Zotit Rroshi dhe dy deputetëve Tahiri e Selami më 29 dhjetor 2016. Ato akuzohen se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.
Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali për veprën penal të përdhunimit në grup, për trafik droge dhe pastrim parash.