Gjykata Kushtetuese-Kuvendi kualifikon 3 kandidatë

Gjykata Kushtetuese-Kuvendi kualifikon 3 kandidatë

Komisioni i ligjeve miratoi sot raportet për kualifikimin e tre kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese. Mbas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, komisioni i ligjeve kualifikoi kandidatët e mëposhtëm :

  1. Arta Vorpsi
  2. Fiona Papajorgji
  3. Elsa Toska

Tre kandidatët e mësipërm do të kalojnë në seancë plenare për tu votuar.Kuvendi ka afat 30 ditor për të zgjedhur me 84 vota anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Nëse brenda këtij afati Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një nga kandidatët e listës, i pari i renditur do të emërohet automatikisht.

Presidenti Meta emëroi pak kohë më parë anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, prokurorin e krimeve të rënda Besnik Muçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>