Gjykata Kushtetuese e Kosovës po zhvillon një seancë dëgjimore online, sot, 2 dhejtor, për të adresuar kërkesën e opozitës, për qeverinë Hoti.
Kërkesa u dërgua nga partia Vetëvendosja me pretendimin se mandati i qeverisë është antikushtetues pasi mungon një deputet, dhe nuk plotësohet dot shumica.
Etem Arifi, deputeti i Partisë Ashkali për Integrim u dënua me 15 muaj burg në prill 2018 për përvetësimin të 26 mijë eurove përmes një organizate.
Ai duhej të fillonte dënimin e tij në 9 Mars 2020, por gjykata e shtyu atë dy herë me katër muaj në total për shkak të shëndetit të tij. Një kërkesë e tretë e ngjashme u refuzua në fillim të korrikut.
Në gusht, gjykata e Prishtinës lëshoi një urdhër arresti kundër Arifit, por ai u vetdorëzua në 29 Shtator.
Pavarësisht se ishte dënuar me burg me një vendim të formës së prerë, Arifi votoi qeverinë Hoti në 3 qershor. Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.
Nëse Qeveria e udhëhequr nga Hoti do të jetë akoma në detyrë apo do të rrëzohet, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. I pyetur për seancën e sotme, Hoti pohoi se shqetësimi i tij i vetëm është menaxhimi i situatës së pandemisë.