Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ligjshmërinë e qeverisë Hoti

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ligjshmërinë e qeverisë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka mbyllur pa vendim, seancën e sotme për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në votimin për qeverinë Hoti.

Deri në datë 7 dhjetor  pritet që të bëhet zbardhja e seacës.

Këto argumente që dëgjuam sot, ose nëse keni argumente plotësuese mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese, u shpreh Kryetarja e Gjykatës Arta Rama-Hajrizi.

Ajo tha se palët do të njoftohen për vendimin, sapo trupa gjykuese ta marrë një të tillë.

Kjo seancë gjyqësore po zhvillohet me kërkesë të partisë Vetëvendosja, e cila pretendon se qeveria Hoti është e paligjshme, sepse për formimin e saj ka votuar dhe deputeti Etem Arifi. Arifi ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, në momentin që ka votuar, në 3 qeshor.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Vendimi i gjykatës për të quajtur si të rregullt apo jo votën e Arifit, do të përcaktojë dhe fatin e qeverisë së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>