Gjykata Kushtetuese pezulloi sot zbatimin e ligjin për ndryshimin e proçedurave tatimore, i miratuar pak javë më parë, i njohur ndryshe si ligji i gjobave ndaj biznesit.
Pezullimi i hap rrugë shqyrtimit nga gjykata të kushtetueshmërisë së ligjit, mbas kërkesës të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, e cila e konsideron atë antikushtetues.
Ligji parashikon gjoba deri në 10 milionë lekë dhe burgim deri në pesë vjet ndaj sipërmarrësve të vegjël, në rast moslëshimi të kuponit tatimor, mungesës së kasës e disa shkeljeve të tjera fiskale.
Ligji u miratua nga Kuvendi pavarësisht kundërshtimit nga bizneset.