Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e vetingut

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e vetingut

Gjykata Kushtetuese pezulloi sot ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, njohur ndryshe si ligji i vetingut, deri në shqyrtimin në themel të ligjit.

Arsyetimi i gjykatës është si më poshtë:

Komisioni i Venecias të shprehet për përputhshmërinë e ligjit me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Unionit të Gjyqtarëve te Shqipërisë për të marrë pjesë në gjykimin e kushtetueshmërisë së ligjit si subjekt i interesuar

PD, më 5 tetor, ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese sepse pretendon se ligji i miratuar lejon ndërhyrjen e institucioneve në varësi të qeverisë në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve. Kjo gjë bie ndesh me Kushtetutën sepse përcaktimet kushtetuese kërkojnë që procesi i vlerësimit te kryhet nga institucionet e pavarura të krijuara për këtë qëllim.

Ligji është një nga shtatë ligjet që plotësojnë paketën e reformës në drejtësi të filluar me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016. Ligj u miratua nga Kuvendi në muajin gusht vetëm me votat e shumicës, ndërsa opozita braktisi votimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>