Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila, aktualisht deputet i PD-së në Shkodër.

Kryebashkiaku Zef Hila u shkakrua në vitin 2019, pasi u akuzua për djegien e një KZAZ-je gjatë zgjedhjeve vendore një partiake. Ky vendim i qeverisë u konsiderua si hakmarrje nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në vendin e tij u emërua Mark Babani i Partisë Socialiste.

Si u shkarkua Zef Hila:

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi sot shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, të cilin ai e ngarkoi me përgjegjësinë e djegjes së shkollës Ndre Mjeda në fshatin Bushat, ambientet e së cilës po përdoreshin nga KZAZ-ja nr. 6 për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Ministrit personat që kryen sulmin ishin punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Pak pas kërkesës së tij, Kryeministri Edi Rama bëri publik në Tëitter se e kishte firmosur shkarkimin.

Çfarë ndodh tani?

Me shfuqizimin e vendimit të shkarkimit, Hila mund të vendosë të lërë mandatin e deputetit dhe të vazhdojë si kryebashkiak i Vaut të Dejës. Vendi i tij mund të plotësohet nga deputeti Bardh Spahia, i cilirenditet i pari nga lista jofituese e PD-së në Shkodër.

Por, Hila mund të vendosë të dorëhiqet nga posti i kryebashkiaakut dhe të vazhdojë si deputet i PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>