
Gjykata Kushtetuese spanjolle të mërkurën vendosi se gjendja e jashtëzakonshme kombëtare, e shpallur në mars të vitit 2020 nga qeveria. ishte antikushtetuese, sipas Reuters.
Mes masave të aplikuara vitin e shkuar, në kuadër të pandemisë, ishte izolimi i rreptë në shtëpi, që synonte frenimin e valës së parë të infeksioneve.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme po ashtu lejoi qeverinë të pezullojë përkohësisht liritë civile.
Përveç kufizimit të aktiviteteve brenda mureve të shtëpive, në Spanjë u urdhërua mbyllja e gjithë industrive, me përjashtim të atyre që u konsideruan jetësore.