Gjykata Lartë cakton seancën ndaj Tahirit më 28 shtator

Gjykata Lartë cakton seancën ndaj Tahirit më 28 shtator

Gjykata e Lartë do të gjykojë çështjen e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë Jaeld Cela më 28 shtator 2021.

Relatori i çështjes së ish-ministrin të Brendshëm Saimir Tahiri është Sandër Simoni. Ai zëvendësoi Ilir Pandën, caktuar si relator i çeshtjes në shtator 2020.

Ish-ministri Saimir Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cila vendosi rihetim nga e para për të pandehurin.

Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>