Gjykata lë në arrest me burg Lubjana Gjecajn, e dënuar si pjesë e celulës së ISIS-it

Nga Exit News
Gjykata lë në arrest me burg Lubjana Gjecajn, e dënuar si pjesë e celulës së ISIS-it

Gjykata e Tiranës vendosi të martën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Lubjana Gjecajn, e dënuar në Itali si pjesë e një celule të ISIS-it. Ajo pritet që të ekstradohet në Itali.

Mësohet se gjatë seancës, Gjecaj ka deklaruar se ka kërkuar të shkojë të vuajë dënimin në Itali, por shteti Italian nuk e ka lejuar. Ajo tha se do të kërkojë që ta vuajë dënimin në Shqipëri, pasi ka tre fëmijë të mitur.

Ajo u arrestua të shtunën, 5 shtator në Tiranë. Gjecaj, 43-vjeç, ka qënë pjesë e grupit terrorist në Itali që rekrutonte qytetarë duke i premtuar martesa dhe më pas i dërgonin ushtarë për shtetin islamik të ISIS-it.

Ajo është dënuar në Itali me 4 vjet burg nga Gjykata e Milanos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>