
Gjykata e Kurbinit vendosi masën e arrestit me burg për dy mjekë, Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekonin në mënyrë të paligjshme Eduart Lamajn.
Ata u arrestuan të mërkurën nga policia.
Dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç kishin pranuar ta operonin Lamajn pa e referuar ngjarjen në polici. Në këmbin të kësaj mjekët do të merrnin 10 mijë euro. Dy mjekët akuzohen për veprat penale ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.
Shtrimi i të dyshuarit në spital është zbuluar nga vizitat e vazhdueshme të të afërmve të tij në spital, të cilët ishin në monitorim nga policia.