
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Tatimeve në Korcë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi, me akuzën e korrupsionit.
Ata u arrestuan të premten, pasi dyshoheshin për korrupsion.
Sipas njoftimit të policisë, dy zyrtarët i kishin premtuar disa bizneseve se nuk do të ushtronin kontroll të thelluar për shkelje të mundshme në bizneset e tyre, në shkëmbim të rryshfetit.
Çështja u hetua nga Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, SPAK.