Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka dhënë, të dielën, masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për inspektorin e Tatimeve Tiranë, Erjon Trungu, akuzuar për korrupsion.
Trungu u arrestua të enjten nga policia e Tiranës.
Ai dyshohet se i kërkonte bizneseve rryshfet për të mos i kontrolluar dhe hetuar dokumentet. Po ashtu, inspektori dyshohet se kërkonte rryshfet dhe nga biznese të kapura në shkelje, në këmbim të mos denoncimit në prokurori.
Policia i ka gjetur inspektorit një shumë prej 5 mijë eurosh, të cilat dyshohet se i janë marrë pronarit të një biznesi.