Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në burg kryeprokurorinë e Kukësit Edmond Kariqi, për akuzën e korrupsionit.
Prokurori i çështjes kërkoi një masë më të lehtësuar për Kariqin sepse nuk kishte prova që vërtetonin akuzën, por gjyqtarja vendosi të lërë në fuqi masën “arrest me burg”.
Të martën, 30 qershor, policia arrestoi kreun e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Kukës, Edmond Kariqi, me akuzën se ka përfituar para në këmbim të ndryshimit të akuzës së personave nën hetim.
Arrestimi i tij u bë pas përgjimit nga SPAK.