Gjykata e Posaçme la në burg për Rexhep Ipek, i cili u ekstradua nga Bullgaria në janar të këtij viti. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Ai u arrestua në 21 janar sëbashku me 31 persona të tjerë, të cilët dyshohen se trafikonin drogë nga Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.
Avokatët e Ipek deklaruan se do të ankimojnë në apel vendimin e gjykatës pasi është i padrejtë.