Indrit Bajraktari, i akuzuari kryesor për mbytjen e 17 vjeçare në Velipojë është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës.
25 vjeçari akuzohet përvrasje për pakujdesia, si dhe për pengim të zbulimit të ngjarjes pasi kur doli nga deti gënjeu pronarët e motorskafit dhe tentoi të largohet.
Vajza së bashku me Bajraktarin kishin marrë me qira një motor uji dhe kishin nisur të bënin xhiro. Pas 2 orësh, i riu ka dal në breg të detit vetëm. Ai i ka thënë pronarëve të motorit të ujit se vajzën e kishte nxjerrë në breg më përpara, ku e kishte marrë xhaxhai i saj.
Ndërkohë trupi i vajzës u gjend nga disa peshkatarë të cilët pohuan se në trupin e saj ka pasur shenja dhune.
Policia arrestoi 25 vjeçarin pas ngjarjes.