
Gjykata e Lezhës vendosi masën e arrestit me burg për një nga të dyshuarit e vrasjes së Xhulio Prelës.
Personi i lënë në burg është Nikollë Sherrniku. Avokati i tij e konsideroi të padrejtë këtë vendim, duke argumentuar se nuk është i mbështetur në prova dhe fakte.
“Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”
Vrasja e policit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobta.
Sherrniku u arrrestua të shtunën ndërsa i dyshuari tjetër për vrasjen është shpallur në kërkim.
Policia njoftoi të dielën se ka zbardhur vrasjen dhe ka arrestuar një prej autorëve.
Xhulio Prela u vra më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
26-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ishte brenda makinës së tij.
Hetimet kanë arritur në përfundimin se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e punonjësit të FNSH-së.