Gjykata lë në burg të dyshuarit për atentatin ndaj Andon Dhimës

Nga Exit News
Gjykata lë në burg të dyshuarit për atentatin ndaj Andon Dhimës

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për katër të dyshuarit për atentatin ndaj sipërmarrësit Andon Dhima, javën e kaluar, në zonën e ish-Bllokut.

Katër personat, Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha u arestuan një ditë më parë. Asnjë prej tyre nuk pranoi të ketë marrë pjesë në atentatin e mbetur në tentativë ndaj Dhimës.

Atentati për të cilën bëhet fjalë ndodhi në 15 tetor në hyrjen e pallatit ku banon Dhima. Ai bëri publike një video nga kamerat e sigurisë së pallatit ku duken tre persona me armë që hyjnë në pallat, menjëherë pas Dhimës. Ky i fundit i shpëtoi atentatit pasi u fut në ashensor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>