
Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për të dyshuarin e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja.
Zaja, 37 vjeç u arrestua më 21 mars nga forcat RENEA. Vrasja ndodhi më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
Sipas një raporti të ABC News, mësohet se gjatë arrestimit në fshatin Larushkë të Niklës ka pasur edhe të shtëna.
Albert Zajës, pas arrestimit, i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur.