Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë ish-deputetin socialist Arben Ndoka, duke hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj tij.
Tani ish-deputeti do të hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.
Arben Ndoka u arrestua në tetor 2018, bashkë me 12 zyrtarë të tjerë të institucioneve në Lezhë.
Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash në Lezhë.
Grupi i zyrtarëve që merrej me tjetërsimin e pronave u zbulua gjatë përgjimeve të telefonatave të bandës së Avdylajve të Shijakut, të akuzuar për trafik droge.
Vëllai i Ndokës, Xhevahir Ndoka, u arrestua në të njëjtën ditë, si pjesë e bandës së vëllezërve Avdylaj.