Gjykata liron 18-vjeçarin akuzuar për vrasje pas analizave të ADN-së

Nga Exit News
Gjykata liron 18-vjeçarin akuzuar për vrasje pas analizave të ADN-së

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Devis Hotin, 18-vjeç, i akuzuar për vrasjen e një 45-vjeçari në Korçë.

Gjykata ka lehtësuarr masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje pasi analiza e ADN-së së një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra 45-vjeçari, nuk i përkiste Hotit.

Devis Hoti ka qenë i arrestuar për të paktën 8 muaj.

Ngjarja për të cilën Hoti akuzohet ka ndodhur në 19 dhjetor 2019, në fshatin Mborje të Korçës. Flamur Duçi, 45-vjeç, u vra me thikë para lokalit të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>