Gjykata liron dy prej të akuzuarve për rrëmbimin e Jak Prengës

Nga Exit News
Gjykata liron dy prej të akuzuarve për rrëmbimin e Jak Prengës

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen se Jak Prengës.

Në një vendim të dhënë të ditën e mërkurë, Gjykata vendosi të detyrim paraqitje për Leonard Hajrin dhe arrest shtëpie për Olsi Turja.

Disa ditë më parë, gjykata vendosi detyrim paraqitje për Ardian Docaj.

Jan Prenga, baba i 5 fëmijëve, u mor peng më 17 janar në Kamëz. Ai u torturua dhe u vra tek kompleksi Golden në pronësi të Altin Hajri. Familja Hajri, 4 anëtarë të së cilës akuzohen për përfshirje në pengmarrje, është akuzuar prej vitesh për lidhje me trafikun ndërkombëtar të heroinës.

Siç Exit News ka analizuar më parë, pengmarrja e Jak Prengës ekspozoi dyshimet se pastrimi i parave të drogës bëhet përmes resorteve luksoze. Familja Hajri, 4 anëtarë të së cilës akuzohen për përfshirje në pengmarrje, ishte akuzuar prej vitesh për lidhje me trafikun ndërkombëtar të heroinës.

Nga familja janë arrestuar 3 anëtarë: Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Elton Hajri. Mbetet në kërkim Altin Hajri.

Policia nuk ka mundur të gjejë ende trupin e viktimës.

Ngjarja e rëndë ka si shkak prishjen e pazareve të drogës mes vëllait të viktimës dhe pengmarrësve në Britani, për rreth 300 kilogramë kokaine.

Urdhri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dyshohet se u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin për trafik kokaine Dritan Rexhepaj. Ky njihet për disa vrasje, grabitje bankash dhe arratisje nga burgjet e Shqipërisë, Belgjikës e Italisë. Rexhepaj konsiderohet me lidhje të forta me banda në Angli dhe Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>