Gjykata liron nga burgu Lulzim Kullën, “të fortin” e Shkodrës

Gjykata liron nga burgu Lulzim Kullën, “të fortin” e Shkodrës

Gjykata e Gjirokastrës la sot të lirë Lulzim Kullën, i arrestuar disa muaj më parë teksa tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë me pasaportë të falsifikuar.

Lulzim Kulla, i njohur dhe si “i forti i Shkodrës” u arrestua në 24 korrik, në pikën kufitare të Kakavijës, ku tentoi të kalonte kufirin me një pasaportë të falsifikuar me emrin Alfons Deda.

Gjatë seancës gjyqësore në Gjirokastër, për vlerësimin e masës së sigurisë, prokurori i çështjes i ka paraqitur gjyqtarëve vendimin e gjykatës italiane, sipas së cilës Kulla dënohej me 12 vite burgim për trafik droge.

Avokati i Kullës, Detar Hysi sqaroi se gjatë këtyrë muajve, pra nga korriku në nëntor, ai ka ndjekur çështjen në Itali dhe tashmë gjykata italiane e ka rrëzuar vendimin e dënimit. Më pas vendimi është njësuar dhe në Gjykatën e Gjirokastrës.

Lidhur me pasaportën e falsifikuar, avokati u shpreh:

“Sa i takon pasaportës false, klienti im ishte dënuar një  herë nga Gjykata e Durrësit por gabimi i kësaj gjykate ishte se nuk i kishet sekuestruar pasaportën false që ia gjetën klientit tim.”

Lulzim Kulla, 43 vjeç, njihet, që prej vitit 1997, si kreu i një grupi kriminal në Shkodër që i vë gjoba sipërmarrësve. Në fund të 2017-ës, prokuroria e Shkodrës nisi hetimet dhe për vdekjen nga torturat të një tregtari shkodran. Autori kryesor i dyshuar për këtë vepër penale ishte Lulzim Kulla. Por hetimet për këtë rast u mbyllën dhe vrasja mbeti pa autor.

Në janar 2018, në Shkodër një sasi tritoli ju vendos makinës dhe biznesit së Lulzim Kullës. Kulla, i cili ishte dhe objekti i atentatit Kulla u plagos, por shpërthimi plagosi dhe gjashtë persona të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Lulzim Kulla, po ashtu, një vit më parë, i shpëtoi me vetëm 6 muaj burg, dënimit për kultivimin dhe tregtimin e një sasie të madhe kanabis në zonën e Dukagjinit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>