Gjykata ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares Margjeka

Nga Exit News
Gjykata ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares Margjeka

Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares, Mimoza Margjeka.

Arben Cara tashmë do të jetë në arrest shtëpie. Ai ndodhej në paraburgim pasi gjykata vendosi më herët arrest me burg.

Cara akuzohet për korrupsion pasi sëbashku me bashkëshorten e tij liruan nga burgu një person.

Sipas akuzave të prokurorisë, Cara ka ndikuar tek bashkëshortja e tij Margjeka për të lehtësuar masën e sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë.

Për këtë arsye u lanë në burg avokati i të burgosurit, Skënder Damini dhe Arben Cara ndërsa për Margjekën u la në arrest shtëpie.

Në 24 nëntor, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për gjyqtaren Margjeka duke e lënë në detyrim paraqitjeje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>