Një gjykatë në Madrid ka rrëzuar vendimin e qeverisë spanjolle për ndalimin e qytetarëve për të dalë nga Madridi, me argumentin se shkel të drejtat dhe liritë e njeriut.
Si rezultat i vendimit, autoritetet spanjolle nuk mund të vendosin gjoba për ata që thyejnë karantinën.
Qeveria spanjolle urdhëroi dy javë kufizime të reja që filluan në orën 10 të premten pavarësisht kundërshtimit nga qeverive rajonale.
Masat ndaluan të gjitha udhëtimet jo-thelbësore brenda dhe jashtë Madridit dhe rrethinave të tij- duke prekur rreth 4.8 milion njerëz.
Restorantet u urdhëruan të mbylleshin në 11:00 dhe dyqanet në 10:00 dhe të dyve duhet të kufizojnë kapacitetin në 50%.
Por qeveritë rajonale të Madridit kundërshtuan këtë vendim, duke paralajmëruar se do ta kundërshtonin atë në gjykatë.