Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Nga Exit News
Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish deputetit të PS, Arben Ndoka. Në vendimin e marrë të enjten, gjykata argumentoi se ndaj Ndokës nuk provohet vepra penale.

Arben Ndoka u arrestua në tetor 2018, bashkë me 12 zyrtarë të tjerë të institucioneve në Lezhë.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash në Lezhë.

Grupi i zyrtarëve që merrej me tjetërsimin e pronave u zbulua gjatë përgjimeve të telefonatave të bandës së Avdylajve të Shijakut, të akuzuar për trafik droge.

Vëllai i Ndokës, Xhevahir Ndoka, u arrestua në të njëjtën ditë, si pjesë e bandës së vëllezërve Avdylaj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>