Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Gjergj Cukalin, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Vendimi u mor pasi më parë prokuroria e Tiranës kishte pushuar hetimet për ngjarjen dhe kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes.
Avokatët e Cukalit, i njohur si i forti i ‘Myslym Shyrit’, kanë argumentuar se prova kryesore që kishte gjykata, ADN-ja e Cukalit në vendngjarje, është marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye ata deklaruan se AND-ja është e papërdorshme.
Gjergj Cukali, gjatë viteve të fundit, është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale si ‘rrëmbim personi’, ‘trafik droge’, ‘armëmbajtje pa leje’.