
Gjykata Administrative e Tiranë rrëzoi kërkesën e Lëvizjes socialiste për integrim, LSI. Gjykata la në fuqi vendimin e komitetit teknik për vetëkarantinim 14 ditore për personat që vijnë nga Greqia DHE Maqedonia e Veriut.
LSI e quajti vendimin e Gjykatës, arbitrar, në shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës.
Për shqyrtimin e ankimimit të LSI-së do të mblidhet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komiteti Teknik vendosi më 19 prill detyrimin për vetëkarantinim 14 ditë të kujtdo që vjen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Kundër këtij vendimi reagoi LSI, e cila e qujti përpjekje të qeverisë për të ndaluar emigrantët të votojnë për opozitën. Ndërsa, Komiteti Teknik e justifikoi vendimin me rritjen e numrave të të infektuarve në të dyja vendet.